Rama flet pas dëshmisë për Inceneratorët: Farsë e orkestruar për të baltosur punën që është bërë

23 February 2022, 22:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama flet pas dëshmisë për Inceneratorët: Farsë e

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një koment për mediat pas dëshmisë në komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Kreu i qeverisë e cilëson këtë një farsë e orkestruar për të baltosur punën e bërë për impiantet e përpunimit të mbetjeve.

“Një narrativë shumë e ulët që kishte nevojë për tu zbardhur. Më në fund fare u pranua, që ju nuk mund të konçensiononi të ardhmen. Është një angazhim përtej moshës time politike, por edhe të zonjës Tabaku. Është një farsë e orkestruar për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë. Ashtu siç e thashë, përsa i përket hetimit nga SPAK-ut, është një linjë tjetër komplet që ka të bëjë me përgjegjësi individuale që kushdo që pas shpinës së qeverisë ka hyrë në një marrëdhënie korruptive. Prandaj kemi bërë reformën në drejtësi. Drejtësia ka punën e vetë”, tha Rama.

 


Video