Berisha flet me emra: Krimineli elektoral Ardi Çela po përpiqet të blejë vota në Durrës

23 February 2022, 19:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha flet me emra: Krimineli elektoral Ardi Çela po përpiqet

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal sot në Durrës, ku i ftoi qytetarët të votojnë për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka.

Berisha foli për “hijet e zeza” dhe kriminelë elektoralë kanë dalë nëpër qytet duke blerë vota.

Sipas Berishës, dy nga më të shquarit në këtë drejtim janë Ardi Çela dhe Roni Shqopa.

“Unë e kuptoj që ka presion mbi ju, kriminelë elektoralë si hije të zeza qarkullojnë nëpër Durrës dhe qytete të tjera duke u përpjekur të blejnë të blejnë vota. Këtu në Durrës dy më të shquarit janë Ardi Çela dhe një Roni Shqopa, që vendin e ka te Saimir Tahiri për atë që bënte e dini vetë ju e shtroi konvaleshencën në qendër të nisjes së skafeve të Saimirit me shokë. Unë e kuptoj që ka njerëz absolutisht sot që s’kanë kafshatën. Kjo është fatkeqësi. Por prapë e them, duhet të vendosni për ndryshimin se ju garantoj se ndryshimi është rruga e vetme për të zhdukur plotësisht mjerimin në këtë vend. Ne e kemi detyrim të madh ndaj këtyre fëmijëve, këtyre të rinjve që të krijojmë çdo kusht që të qëndrojnë në Shqipëri”, tha Berisha.

 


Video