Rama: Ecopark Durrës në finalen e garës për arkitekturën më të mirë

14 October 2023, 19:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Ecopark Durrës në finalen e garës për
Eco Park Durres

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm me ndjekësit në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë thotë se Eco Park i Durrësit është kualifikuar në finalen e garës për të marrë çmimin e arkitekturës më të mirë.

Eco Parku i Durrësit, ish-landfill i mbetjeve i shndërruar së fundmi në një park me lulishte, fusha të ndryshme sportive dhe ambiente çlodhëse.

“I emocionuar të njoftoj se projekti Durres Ecopark ka arritur në finalen e çmimit prestigjioz botëror të arkitekturës në https://miesarch.com/work/5462. Duke e shndërruar një landfill dikur famëkeq në një simbol të eko-rezistencës, ne po bëjmë hapa drejt një Shqipërie më të pastër dhe më të gjelbër. #DurresEcopark #CleanAlbania”, shkruan Rama.


Video