Takim Kurti-Vuçiç të hënën në Tiranë? Rama: Nuk e kemi planifikuar, por mund të ndodhë

14 October 2023, 18:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takim Kurti-Vuçiç të hënën në Tiranë?
Kryeministri Edi Rama

Liderët e Bashkimit Evropian, si dhe ata të shteteve të rajonit do të mblidhen të hënën në Tiranë, në Samitin e Procesit të Berlinit.

Tashmë është raportuar se pjesëmarrës do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë televizive, kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk është planifikuar ndonjë takim mes dy liderëve, por megjithatë, “mund të ndodhë gjithçka”.

“Jo që kemi planifikuar diçka, ose që e parashikoj. Gjithçka mund të ndodhë sepse në situata të tilla ku të gjithë flasin me dikë, ose një hapësire, ose nëse liderët e Gjermanisë e Francës duan të flasin me ta sepse janë bashkëautorë të planit franko-gjerman, që është në tryezë, ndoshta mund të ndodhë. Por unë nuk e shoh që mund të ndodhë”, është shprehur ai.


Video