Vokshi në SPAK: Dorëzova prova të reja për shkeljet në koncesionin e “Check Up”-it

13 October 2023, 18:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vokshi në SPAK: Dorëzova prova të reja për shkeljet në
Deputetja Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dorëzoi sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një dosje me prova të reja, që sipas saj faktojnë shkeljet në koncesionin e “Check Up-it” në Shëndetësi.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi u shpreh se është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të SPAK-ut, nëse do të duhet informacione shtesë për këtë koncesion. Deputetja kërkoi që institucioni i lartë i drejtësisë të mos jetë me dy standarde.

Në kallëzim përmendet se vetëm për 2015-ën, kontrollin “Check Up” e kanë kryer 244.440 persona, por pagesa është kryer për 357 mijë persona që sipas Vokshit do të thotë se vetëm për këtë fashë kohore, koncesionari është paguar për 110 mijë kontrolle të parealizuara.


Video