A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Besmir Limani është një prej tifozëve më të zjarrtë të kombëtares shqiptare të futbollit.
Ai i ka shoqëruar djemtë kuqezinj kudo ndërsa është bërë i famshëm gjatë kualifikimit për herë të parë në Kampionatin Europian.
Së fundmi, ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka pritur tifozin që pikturon shqiponjën dykrenare në fytyrë, në zyrën e tij. Balla ka zbuluar se Limani ka aplikuar për të marrë nënshtetësinë shqiptare.
"Kënaqësi të mirëpres sot tifozin-shqiponjë Besmir Limani, i cili e ka shoqëruar kombëtaren tonë kuq e zi kudo. Besmiri i cili jeton prej shumë vitesh në Zvicër, depozitoi edhe kërkesën për tu pajisur me pashaportë shqiptare", shkruan Balla.