TENSIONE NË KUVEND/ Salianji i zë foltoren Ramës, kryeministri me dosje, e pret në këmbë

12 October 2023, 10:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TENSIONE NË KUVEND/ Salianji i zë foltoren Ramës, kryeministri me
Tensione në Kuvend

Seanca e sotme plenare i ishte dedikuar rezolutës për Kosovën për të dënuar sulmin në Banjskë.

Kur kryeministrit Edi Rama i ishte dhënë fjala për të dalë në foltore, atë e zuri deputeti demokrat Ervin Salianji.

Ky i fundit kërkoi fjalën për procedurë, por u kundërshtua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.  

“I kam dhënë fjalën zotit kryeministër. Jemi brenda interpelancës. Jemi brenda rregullores”, tha Nikolla.

Kjo e la kryeministrin Edi Rama në këmbë pas ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu duke debatuar me deputetin demokrat që të lironte foltoren.

Pas pak minutave replika, Salianji e liroi foltoren dhe kryeministri nisi fjalën e tij për draft-rezolutën për Kosovën.


Video