Rama çudit pas lajmit të VOA-s: Nuk ka asnjë media pro-qeveritare, punët e qeverisë i tregoj në Facebook!

2 November 2022, 20:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama çudit pas lajmit të VOA-s: Nuk ka asnjë media
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të Zërit të Amerikës që fliste për një përkeqësim të treguesve të lirisë së shprehjes

Rama shkruan se në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe se shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh kundër qeverisë. Madje, Rama arriti deri aty sa shkruan se “pa rrjetet sociale s’do tregonim dot 95% të punëve!”.

“Jam shumë dakord! Fakti është që në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë! Liria e shprehjes është përkeqësuar aq ndjeshëm për qeverinë, sa pa rrjetet sociale s’do tregonim dot 95% të punëve!”, shkruan Rama në Twitter.

 


Video