Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka hedhur akuza të rënda nga foltorja e Kuvendit drejt kreut të PD-së, Sali Berishës.
Balla tha se Berisha është futur në listëpagesat e Rusisë dhe se së shpejti do të dalin fakte se ka marrë rubla ruse. Ai tha ndër të tjera se Berisha është njoftuar për rezolutën e mbështetur tek Dick Marty para 15 prillit të 2008 dhe se është votuar pro saj me urdhër të Berishës.
“Sali ke harruar rublat këtu, hajde merri! S’ke thënë asnjë fjalë për sulmin kibernetik, duhet të flasësh për këtë! Natyrshëm PD zyrtare ka bërë disa deklarime këtu dhe natyrshëm ish presidenti, ish komandant i forcave të armatosura të dënonte sulmin kibernetik të Iranit. Sot Irani është aleat me Putin, mikun tënd.
Në ditët në vijim do bëjmë publike fakte se si lidhesh ti personalisht, aspak e rastësisht që vota jote në 2011 në 25 janar 2011 është dhënë pro një rezolute të sponsorizuar nga Putin. Je informuar që në 2008 për atë rezolutë. Ti e dije që po planifikohej një baltë e madhe kundër Shqipërisë dhe UÇK, asnjë reagim nga ty nga Ministria e Mbrojtjes apo Ministria e Jashtme, madje me porosinë tënde është votuar pro rezolutës. I ka bërë shqiptarët në sytë e evropianëve vrasës dhe trafikant organesh njerëzve.
Ti ke hyrë në listëpagesat e kremlinit Sali! Do dalin faktet Sali! Kulmoi me Lulin në vitin 2017 por me porosi të Berishës. Ndani ju me emisionin e Përputhen se cili i ka fajet. Ti Sali i di faktet që ne disponojmë. Se je njoftuar për atë rezsolutë para 15 prillit të 2008. Para një momenti të rëndësishëm bënë një zhurmë të madhe. Në 15 mars të 2008 ndodhte Gërdeci”, tha Balla.