Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën e dalin në protestë: Po na bëhet një padrejtësi e madhe!

3 Gusht 2026, 12:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën e
Rrogozhinë

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar këtë të hënë punën në shenjë revolte, duke kundrshtuar propozimin e PS për shkrirjen e saj si bashki dhe Bashkimin me Bashkinë e Kavajës.

Punonjësit thonë se ndihen të tradhtuar nga kupola e PS, ndërkohë kërkojnë me ngulm që Rrogozhina të mbetet Bashki më vete pasi rrezikon të humbë identitetin e saj.

“Bashkisë Rrogozhinë po i behet një padrejtësi shumë e madhe. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret për të qëndruar si Bashki si burimet njerëzore ashtu edhe financiare. Sot kemi 1 Bashki me 43 mijë banorë, që janë kundër reforme. Bashkia Rrogozhinë nuk është krijim i Reformës së 2015 por ka 35 vite Bashki dhe ne jemi kundër bashkimit me Kavajën. Arbjan Mazniku nuk i ka të sakta të dhënat për Bashkinë e Rrogozhinës. Sipas censusit Bashkia e Rrogozhinë ishte vlerësuar si bashkia më e mirë, prandaj ne nuk e pranojmë këtë reformë”, tha një punonjës.

Një punonjës tjetër i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe Arbjan Mazniku të mos vendosin për zhdukjen e Rrogozhinës.

“Pavarësisht nga problemet e Bashkisë Rrogozhinë, kjo protestë organizohet vetëm për shërbimet ndaj qytetarëve që e kryen vetë Bashkia Rrogozhinë. Bashkia e Kavajë nuk mund ta rregullojë Bashkinë e Rrogozhinës. I kërkoj Kryeministrit, presidentit të Republikës dhe Komisionit të Reformës Territoriale ta shikojnë me vëmendje Bashkinë Rrogozhinë si aset. Duhet të reagojnë të mos ja prishin qytetarinë Rrogozhinës”, tha ai.


Vox Pop

Video