“Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës së lumit Seman?”, Erion Braçe i kërkon llogari ministrit të Bujqësisë!

13 February 2026, 11:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës së lumit
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka depozituar në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla.

Braçe kërkon sqarime lidhur me lejimin e grabitjes dhe tjetërsimit të tokës përgjatë lumit Seman, pranë fshatit Imshtë.

Ai kërkon gjithashtu informacion nëse janë evidentuar raste të ngjashme edhe përgjatë lumenjve Seman dhe Shkumbin.

Kërkesa e deputetit Erion Braçe:

Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90 dhe 95 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, për sa më poshtë vijon:

Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës së lumit Seman, pranë fshatit Imshtë, njësia administrative Bubullimë, bashkia Lushnje?

A keni evidentuar raste të tjera të grabitjes dhe tjetërsimit të tokës së lumit përgjatë lumenjeve Seman dhe Shkumbin, në territore të bashkisë Lushnje, Divjakë?


Video