PS fiton këshillin bashkiak të Kavajës

17 May 2023, 11:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS fiton këshillin bashkiak të Kavajës
Bashkia Kavajë

Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Kavajës.

Shumica e qytetarëve të Kavajës kanë mbështetur Partinë Socialiste, duke i dhënë në këtë mënyrë dhe numrin më të madh të anëtarëve në Këshillin Bashkiak.

Socialistët kanë mundur të sigurojnë 13 mandate në Këshillin Bashkiak të Kavajës, ndërsa koalicioni Berisha-Meta nuk ka siguruar dot më shumë se 9 vende.

Edhe në katër bashkitë e tjera të qarkut Tiranë, socialistët kanë fituar shumicën në Këshillat Bashkiak.


Video