"Kanceromë", Veliaj: LSI kosto për fitoren tonë në vitin 2015

16 May 2023, 21:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kanceromë", Veliaj: LSI kosto për fitoren tonë në
Erion Veliaj

Krryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku arriti të fitonte me rreth 58 mijë vota diferencë ndaj Belind Këlliçit.

I ftuar në Top Story, ai tha se në vitin 2015 e ka dëmtuar aleanca me LSi-në dhe kjo sipas tij, shihet nga numri i fituar i kandidatëve në Këshillin Bashkiak.

Duma: Rama thotë se keni lindur me këmishë.

Veliaj: Me këmishë kam ardh dhe sot, nuk besoj tjetër batuta e Edit dhe tjetër puna, unë besoj tek fushata permanente. Në këshill bashkiak me LSI fituam 21 mandate, sot 33, dukuria e LSI… shif rezultatet, po të ishte individuale më dëmtoi mua. Angi Richerche, sondazhit të parë i ra në kokë, ne na dha një sinjal, po t’i pyesje edhe në fokus grupet me demokratët.. Di që shkoi nga 5 në dy kur ishte vetëm. Edhe thithëlopa ka qumështin, thjesht e pi nga lopa. Përdorni shushunjën, kjo kanceromë na dëmtoi, sa më shumë t’i torturosh shifrat aq më shumë flasin.


Video