Nuk deklaroi dëbimin nga Italia, 15 deputetë të PD kërkesë për verifikimin e kandidatit fitues të PS në Vaun e Dejës

16 May 2023, 20:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk deklaroi dëbimin nga Italia, 15 deputetë të PD
Kristian Shkreli

15 deputetë të Partisë Demokratike kanë kërkuar verifikimin me urgjence të kandidatit të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, i cili fitoi zgjedhjet me një rezultat të thellë më 14 Maj përballë dy kandidatëve të tjerë.

Kristian Shkreli në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

Ndërsa në vitin 2023, ai ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.

Shkresa ku kërkohet verifikim mban datën 25 Prill, teksa ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, nga Prokuroria e Përgjithshme.

Mësohet se Drejtoria e Dekriminalizimit, ka nisur verifikimin e Kristian Shkrelit. Për mosdeklarimin e dëbimit në vitin 2021 praktika i është përcjellë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale të falsifikimit të formularëve parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Kujtojmë se Shkreli është shpallur fitues në zgjedhjet lokale të dy ditëve më parë me 8359 të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Zef Hila ka marrë 5741 vota, ndërsa kandidatja e PD, Klomentina Drini mori vetëm 887 vota.

Nuk deklaroi dëbimin nga Italia, 15 deputetë të PD


Video