Humbën zgjedhjet, Boçi dhe Hila takime në selinë e PD

16 May 2023, 16:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humbën zgjedhjet, Boçi dhe Hila takime në selinë e PD
Boçi dhe Hila

Teksa ditën e djeshme ishte heshtje totale, sot kanë filluar lëvizjet e para në selinë e Partisë Demokratike, pas humbjes katastrofale që pësuan në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Ditën e sotme në ambientet e selisë blu është parë kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi dhe ai për Vaun e Dejës, Zef Hila. Ata kanë zhvilluar edhe një takim me njëri-tjetrin, por nuk dihet se çfarë biseduan.

Luçiano Boçi është takuar në selinë e PD-së edhe me deputetin vlonjat, Bujar Leskaj.

Të dy, si Boçi dhe Hila, humbën në zgjedhjet e 14 Majit. E ndërsa Hila e pranoi rezultatin dhe uroi kundërshtarin, kjo nuk ndodhi me Boçin. Ai u shpreh se rezultati i zgjedhjeve është i kontestueshëm.

Po ashtu në selinë e PD-së është shfaqur sot dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ku edhe pse humbi me diferencë mbi 58 mijë vota, sërish nuk e njohu rezultatin.

Kujtojmë se si Boçi, Hila dhe Këlliçi hoqën dorën nga mandati i deputetit për të garuar për kryebashkiakë, por asnjëri prej tyre nuk ia doli.


Video