PS dhe PD “bashkohen” për hapjen e dosjeve, sa vota mori projektligji

20 October 2022, 23:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS dhe PD “bashkohen” për hapjen e dosjeve, sa vota mori
Kuvendi voton pro hapjes së dosjeve

Kuvendi ka votuar me 94 vota pro për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, nga 71 vota të nevojshme.

Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta.

Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ftoi edhe pjesën tjetër të deputetëve demokratë që të votojnë draftin për të bërë të mundur që edhe personalitetet e larta që kanë marrë një vërtetim për pastërtinë e figurës të mund të verifikohen sërish.

Ndërkohë që deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se varianti i dakordësuar mes palëve në Kuvend nuk sjell asgjë të re pasi nuk bën lustracionin.

Në seancën plenare është vënë re mungesa e kryetari të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe deputetëve mbështetës së tij.


Video