Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia ka ndërhyrë sërish në protestën e Adriatik Lapajt në sheshin para Kryeministrisë, pasi protestuesit kanë vendosur të ngrenë çadrat dhe ky ka qenë edhe momenti kur ka ndërhyrë policia.
Efektivët, pas disa momentesh tensioni, i hoqën çadrat.
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj prej ditësh ka protestuar para Kryeministrisë.
Nismës së tij i janë bashkuar edhe disa qytetarë të tjerë, të cilët kanë qëndruar edhe gjatë natës.