Protesta e opozitës, kaos trafiku në kryeqytet. Tonin Vocaj kërkesë Nokës: Lironi rrugën, s'keni marrë leje!

27 December 2023, 09:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta e opozitës, kaos trafiku në kryeqytet. Tonin Vocaj

Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës në afërsi të Gjykatës së Lartë, ku do të mbahet gjyqi për vulën e PD.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin, e po ashtu duket se kanë bllokuar rrugën. Si pasojë është krijuar trafik i rënduar në afërsi të Gjykatës. Nga ana tjetër, në këtë pikë ndodhen forca të shumta policie. 

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj i ka kërkuar deputetit të Rithemelimit, Flamur Nokës që të lirojnë rrugën para Gjykatës së Lartë.

Kjo pasi në kërkesën që është dorëzuar në Policinë e Tiranës nuk ka qenë e sanksionuar bllokimi i rrugës. Sipas burimeve të policisë, protesta do të zhvillohej në hapësirën e trotuarit, rreth parkut Rinia, pa penguar qarkullimin.

Fillimisht është tentuar komunikim me përfaqësuesit e Rithemelimit përmes zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, Luigj Vathi, sipas protokollit zyrtar dhe më pas vetë kryepolici Tonin Vocaj. Deri tani nuk ka dakordësi për hapjen e rrugës për të rikthyer qarkullimin.

 


Video