Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në Gjykatën e Posaçme sot zhvillohen dy seanca, ajo për Sali Berishën, si edhe për të birin Shkëlzenin. Babë e bir janë në ‘dorë’ të gjyqtares Irena Gjoka, e cila do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për masë shtrënguese për Berishën.
Po ashtu, në orën 09:00 do të jetë seanca gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i marrë i pandehur për masakrën e Gërdecit. GJKKO ka thirrur të dëshmojë Shkëlzen Berisha lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. Dosja po gjykohet nga Irena Gjoka.
Shkëlzen Berisha refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit. Të dyja çështjet janë në dorë të gjyqtares Irena Gjoka.