Afera 'Partizani', GJKKO merr sot vendimin për Sali Berishën

26 December 2023, 08:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Afera 'Partizani', GJKKO merr sot vendimin për Sali Berishën
Sali Berisha

Sot në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendoset nëse ish Kryeministri Sali Berisha do të mbyllet në shtëpi me masë sigurie. 

Kërkesa e SPAK për zëvendësim mase u bë të premten vetëm një ditë pasi mori autorizimin nga Kuvendi.

Ende nuk dihet nëse Sali Berisha do të jetë në seancë.

Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” thuhet se ish Kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, sot në arrest shtëpie, të privatizojë kompleksin dhe ndërtojë 19 kulla të cilat i sollën fitim prej 5.4 mln euro. 


Video