Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit, Edi Rama.
Ai ka bërë një krahasim mes tij, si Alexei Navalny, opozitarit të arrestuar në Rusi, e ndërsa Ramën e ka quajtur si Vladimir Putin.
“Putin ka zhdukur Navalny se ka frikë se mos regjistrohet si kandidat për president, Putin e ka frikë Navalny edhe në burg, Rama bëri të njëjtën gjë, nuk lejoi emrin tim të regjistrohet si kryetar i koalicionit, nuk lejoi as regjistrimin e PD nga frika dhe tmerri dhe ja ku jemi sot me një zinxhir të veprimeve antikushtetuese ka vendosur të dënojë me arrestim Berishën, pa asnjë fakt, pa asnjë provë”, tha ai.
Berisha shtoi se në procesin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, asnjë dokument nuk është firmosur nga vetë ai.