“Hajde të bëjmë një urim, se pastaj kemi punë të tjera", Berisha batuta me gazetarët kur pyetet për masën e arrestit

22 December 2023, 13:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Hajde të bëjmë një urim, se pastaj kemi punë
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbyllur me batuta konferencën me gazetarët, pasi SPAK dorëzoi në GJKKO kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

“Të bëjmë së bashku nga një urim për Vitin e Ri, sepse pastaj do të kem obligime të tjera”, u shpreh Berisha duke qeshur teksa nisi të largohej nga salla në selinë blu.

Sa i përket caktimit të datës 26 dhjetor nga GJKKO për vendosjen e masës së sigurisë ndaj tij, një ditë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri në Gjykatën e Lartë, u shpreh:

“Njeriu nuk ka fuqi të pakufizuar, do më këshillojnë avokatët. Çdo qëndrimi i imi është përcaktuar nga mungesa e legjitimitetit.”

 


Video