Kryesia e “Rithemelimit” ka marrë vendim për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ditën e shtunë.
Këtë e bëri me dije ish-kryeministri Sali Berisha pasi doli nga mbledha në selinë blu, mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00.
Berisha tha se një tjetër vendim ishte ai për vazhdimin e protestave të betejës që ai e quan me moton “o sot o kurrë”.
“Betejë pa kthim, “o sot o kurrë”, së dyti kryesia vendos të thërrasë këshillin kombëtar ditën e shtunë. Këto ishin vendimet, pastaj u diskutua për disa çështje organizative”, tha Berisha.
I pyetur nëse ai ka pakënaqësi nga të tijët për mbështetjen e vakët në kauzën që ai ka ndërmarrë për t’u përballur me drejtësinë dhe qeverinë njëherazi, Berisha tha se PD-ja është në një betejë, dhe sigurisht që “ka nevojë për përmirësim”.