Vendimi për arrestimin e tij, Berisha: Do t'i japim përgjigjen e duhur Ramës

21 December 2023, 15:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendimi për arrestimin e tij, Berisha: Do t'i japim përgjigjen e
Ish-kryeministri Sali Berisha

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish pas vendimit të Kuvendit që i hap rrugë SPAK për të dhënë masën “arrest në shtupi” ndaj tij.

Nga ambientet e Selisë Blu, Berisha ka thënë se Partia Demokratike do të marrë çdo masë “t’i japë përgjigjen e merituar Ramës”.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe shef një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë t’i japë përgjigjen e merituar Ramës", tha Berisha.

I pyetur se ku do të qëndrojë, në shtëpi apo seli, nëse gjykata konfirmon masën, Berisha u përgjigj: "Çështje që do diskutohet me avoketërit".


Video