Përplasje edhe brenda Kuvendit, Vokshi shtyhet me Gardistët: Kë do mbyllësh ti mo?!

21 December 2023, 09:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasje edhe brenda Kuvendit, Vokshi shtyhet me Gardistët: Kë
Albana Vokshi

Brenda ambienteve të Kuvendit ka pasur përplasje mes efektivëve të Gardës dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Deputetja Albana Vokshi, nuk është lejuar që të hyjë në sallë për shkak se sipas efektivëve të Gardës nuk ka kaluar skanerin.

Kjo gjë ka shkaktuar reagimin e fortë nga ana e deputetes Albana Vokshi.

Albana Vokshi: Ik, kë të mbyllësh ti mo? Hapu mo.


Gardisti: Pa kontrolluar jo, kalo te skaneri.

Albana Vokshi: Kalova mo, je në terezi ti. Kujt i thua ti mo? Kalova te skaneri. Kush je ti që thua do të të kontrolloj. Kush je ti more? Hape, hape.


Video