Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj.
Lefter Shehaj ishte emëruar në këtë post në 3 dhjetor 2021. Ndërsa në vend të tij është emëruar Rajmonda Bilalaj.
Rajmonda Bilalaj ka mbajtur postin e kryetares së bashkisë së Patosit që nga viti 2011 deri maj 2023, kur postin e mori socialisti tjetër Fation Duro.
VENDIMI:
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.