Deputetët e PS dhe Alibeaj dërgojnë raportet në Kuvend, pro arrestimit të Sali Berishës

20 December 2023, 19:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetët e PS dhe Alibeaj dërgojnë raportet në Kuvend, pro
Ish-kryeministri Sali Berisha

Janë depozituar në Kuvend dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandave të cilët dy ditë më parë votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Një prej raporteve është mazhorancës, kurse raporti tjetër është i deputetit Enkelejt Alibeaj që ishte i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve.

Të dy raportet kërkojnë dhënien e autorizimit për t’i hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Parlamenti do të votojë në seancën plenare të ditës së nesërme, ku me gjasë do të vendoset heqja e imunitetit, ndërsa paralelisht Berisha ka paralajmëruar protesta të mëdha për të kundërshtuar vendimin.


Video