"Projekti TID nuk ndalet", përfundon takimi i Ramës me banorët e Durrësit!

14 February 2026, 13:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Projekti TID nuk ndalet", përfundon takimi i Ramës me
Edi Rama

Ka përfunduar takimi i Kryeministrit Edi Rama me banorët në Bashkinë Durrës, që preken nga projekti TID.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Rama bëri të ditur se diskutimi me përfaqësuesit e familjeve zgjati rreth dy orë e gjysmë dhe, sipas tij, ishte konstruktiv.

“Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë kronstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, krijojnë situata që janë qesharake e që tregojnë ku është katandisur ajo farë partie”, u shpreh Rama.

Sa i përket projektit, kreu i qeverisë theksoi se ai nuk do të ndalet, por do të ketë verifikime për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore.

“Sa i përket problemit të vërtetë, ramë dakord se si do të ecim para, qoftë me verifikimin e nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Prishje do të ketë, projekti nuk do të ndalet, por duhet një verifikim për disa shtëpi që mund të kenë vlerë kulturore. Janë edhe disa prona që nuk kanë marrë hipotekë edhe pse janë atje prej kohës”, deklaroi ai.


Video