PROJEKT/ Rezoluta e PS, Gjiknuri: Korrupsioni është ves i natyrës njerëzore!

27 May 2024, 15:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PROJEKT/ Rezoluta e PS, Gjiknuri: Korrupsioni është ves i natyrës
Damian Gjiknuri

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në fjalën e tij në seancën e plenare  e cila është mbledhur për të votuar pr.rezolutën anti-korrupsion të mazhorancës, ndër të tjera tha se bojkoti që opozita i ka bërë reformave të mëparshme nuk ka sjellë asgjë të mirë.

Ai shton se korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, por thekson se nuk duhet të infektohet e ardhmja e shqiptarëve.

“Është një mekanizëm gjithëpërfshirës. Bojkoti që opozita i ka bërë reforma të mëparshme nuk i ka sjellë asgjë të mirë, kthehuni pas në kohë me kujtoni bojkotin që nga reforma territoriale.

Lufta ndaj korrupsionit është sfidë. Korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, por nuk duhet të infektojë të ardhmen e shqiptarëve”, tha Gjiknuri.


Video