Emigracioni është problemi kryesor i qytetarëve të Tiranës, sipas sondazhit të parë të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”.
44.9% e 1017 qytetarëve të marrë në pyetje mendojnë emigracionin, 36.7% mendojnë krizën ekonomike, 29.4% papunësinë, kurse 28.9% varfërinë.
“Emigracioni është një temë e ndjerë, kjo shkëputet kundrejt të gjitha pyetjeve të tjera, edhe kundrejt krizës ekonomike se janë të rinj që ikin dhe mendojnë për të ardhmen e vendit”, tha drejtori i kërkimeve të “Angi Richerce”, Fabio Biccari.
Si jetohet sot në Shqipëri?
Sipas sondazhit të realizuar në bashkëpunim me Top Channel për zgjedhjet vendore të 14 majit rezulton se përgjigjet e 1017 personave janë: 46.2 % – keq, 8.6 % – shumë keq, 2.1 % – shumë mirë, 43.1 % – mirë.

Por gjatë diskutimit të ftuarit kërkuan që të tregohet edhe shifra e personave të cilët nuk janë përgjigjur.
Por sipas drejtorit të kompanisë personat që nuk kanë dashur të përgjigjen nuk janë llogaritur në shifrën e publikuar në sondazh.
Fabio Biccari: Atëherë të dhënat që shikoni është sepse ata persona që nuk na kanë dhënë një përgjigje nuk janë futur. Kemi future vetëm ata që kanë dhënë një përgjigje. Ajo që neve na intereson është ai që është përgjigjur dhe si. Mos ta fusim në këtë përqindje. Nëse ata nuk duan të japin ide rrezikojnë.
Iris Luarasi: Numri i njerëzve që nuk kanë një përgjigje ose nuk duan të përgjigjen janë në një shifër të lartë”, tha ajo.
Dorjan Teliti: Tirana si qark e dhe si bashki ka të ardhurat më të larta në të gjithë Shqipërinë. Shprehja jetoj keq ose shumë keq, imagjino si është përqindja në qytetet e tjera të Shqipërisë. I bie që të jetë shumë më keq. Shifra është më e lartë tek fshatrat dhe qytetet e tjera. Duke njohur realitetin tonë ata që nuk janë përgjigjur nuk e kanë bërë edhe prej frikës. Pjesa më e madhe në mendimin tim i përkasin.
Arbjan Mazniku: Mëse e normale dhe e natyrshme të pyesnin se si jetojnë tentojnë të jap një përgjigje. Të gjithë dëshirojnë të jetojnë më smirë dhe përgjigja është më e dobët. Është mëse e natyrshme që pjesa më e madhe të thotë që nuk jetojmë mirë. Pas tërmetit dhe pandemisë dhe tani me situatën e inflacionit këto shifra janë në një situatë optimiste.