"Rama dhe Çuçi të japin llogari", Salianji flet për sulmin ndaj Top Channel: Po ne, a rrezikojmë? Apo s'bie rrufeja në....

30 March 2023, 12:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Rama dhe Çuçi të japin llogari", Salianji flet
Ervin Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji nisur nga situata e fundit kriminale në Shqipëri ka ironizuar qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Nisur nga mungesa e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi në sallën e Kuvendit, Salianji i ka ftuar që të dalin para qytetarëve dhe të japin llogari dhe ta lënë luftën imagjinare me fjalë që po zhvillojnë në Twitter.

Salianji: Duke qenë se në çdo rrugë, rrugicë, qytet, nëpër bare, nepër institucione që mendohet se nuk mund të preken si mediat ka shpëthyer dhuna, kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo nisemi nga parimi "nuk bie rrufeja në…Parlament". Në kushte e tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë duhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm ta lënë luftën në Twitter dhe të vijnë këtu.

Është seanca e parë pas ngjarjeve të pandodhura në vend dhe ata nuk paraqiten, ashtu si dhe drejtori i policisë nuk paraqitet në komision për të dhënë shpjegime. 

Është dita sot kur kryeministri dhe ministri të vijnë të japin llogari para qytetarëve dhe Parlamentit pastaj jo vetëm fjala dhe lufta imagjinare në Twitter, por një luftë reale e shteti kundër bandave kriminale për të treguar që këtu ka qeveri, ka shtet dhe ka institucione. Sjella dhe reagimi i qeverisë në kushte të tilla është shqetësuese.

 


Video