Shkel ligjin me rritjen e pensioneve dhe pagës në prag fushate? Reagon Rama: Analfabetizmi politik më i keq se ai real

29 March 2023, 19:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkel ligjin me rritjen e pensioneve dhe pagës në prag fushate? Reagon
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se me rritjen e pensioneve dhe pagës minimale në prag të zgjedhjeve të 14 Majit ka shkelur ligjin.

Në një postim në Twitter, Rama ka postuar ligjin dhe sipas tij ligji e ndalon vetëm për zgjedhjet qendrore dhe jo ato lokale. Ai akuzon më tej se analfabetizmi politik është më i keq se ai real apo funksional.

"Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimi të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj."- shkruan Rama.


Video