Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, pas disa muajsh sorollatjesh nga SPAK, më në fund është vënë nën hetim nën akuzat për veprat penale “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të të ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”, në lidhje me korrupsionin që e lidh atë me inceneratorët.
Por, deri më tani, SPAK është mjaftuar vetëm me vendosjen e sekuestros preventive ndaj dy vilave të regjistruar një në emër të ish bashkëshortes së tij dhe një tjetër të regjistruar në emrin e partneres aktuale.
Pavarësisht aludimeve të gazetarëve, SPAK ende nuk ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për t'i çuar kërkesë Kuvendit, pavarësisht daljeve të povave të shumta që e lidhin atë drejtpërdrejt me korrupsionin e ineneratorëve, siç janë faturat e hoteleve.
E teksa, ndaj Ahmetajt vazhdojnë hetimet, ai vazhdon t'i bëjë karshillëk SPAK-ut. Ditën e sotme ish-ministri i Financave është shfaqur i buzëqeshur në Kuvend, ndoshta me bindjen se SPAK "fle mbi dafina" dhe hetimet nuk kanë rezultat.


