Është shoqëruar me debate të ashpra diskutime në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku po bëhet prazantimi “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj e ka akuzuar ministren e Energjitikës Belinda Balluku se mbron interesin e Alabbar dhe jo të shqiptarëve prej të cilëve është votuar.
Alibeaj i ka kërkuar llogari Ballukut se si u kontraktua Alabbar dhe pse është zgjedhur pa garë dhe shumë pyetje të tjera që kërkojnë përgjigje mbi këtë projekt.
Por, Balluku nuk dha arsye konkrete dhe deklaroi se Alabbar ka ardhur në Shqipëri, njësoj siç vijnë të gjithë kompanitë e tjera, duke bërë dhe batutat se nuk ka ardhur duke fërkuar llambën e Aladinit.
Debati:
Alibeaj: Nuk më çudit fakti që teksa bëtë prezantimin tuaj në mënyrë të panatyrshme u pozicionuat si mbrojtëse e Alabbarit. Kam përshtypjen që një ministre, do të duhet të kishte primare interesin e shqiptarëve. Se pretendoni se jeni zgjedhur nga shqiptarët.
Balluku: Ç'domethenë pretendon? Unë kam qenë më e votuara. Pretendon, jo kam mandat nga KQZ.
Alibeaj: Ju lutem mos më dhunoni. Zoti kryetar do të kem të drejtën për të folur?
Alibeaj: Pra e pozicionuar veten si mbrojtëse e Alabbar. Pozicionet do të duhet të ishin inverse. Duhet të mbronit interesin e shqiptarëve. Si e zgjodhët Alabbar? Si e kontraktuat? Pse ka ardhur në Shqipëri? Dua të më thuash që po kemi çuar letër për shprehje interesi edhe tek të tjerë investitorë strategjik. Pra do kishte garë. Përse dhe si është gjetur Alabbar? Pyetja tjetër, se jurist modest jam, Kushtetuta parashikon se kur shteti shqiptar bëhet pjesë e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Pse keni zgjedhur Dubain dhe pse e keni zgjedhur pa garë? Ju mbroni investitorin privat, ne do mbrojmë pasurinë e shqiptarëve. E treta pyetje ka të bëjë me një çështje që edhe ju e prekët. Me të madhe e keni thënë që po vjen Alabbari. Shumë mirë, që të jeni të qartë ju dhe kushdo, për çdo investitor të niveleve botërore që sjellin para masive dhe garancinë e emrit, unë besoj që askush nga ne nuk as më të voglin dyshim se janë të mirëseardhur. Cila është arsyeja që në 2021 kur i dhatë statusin e investitorit stratagjik nuk ia dhatë Alabbarit por një kompanie që ishte e regjistruar në ishujt Kaiman, një parajsë fiskale. Kjo shoqëri nuk kishte ortak as Alabbarin e shumëpërmendur. Kush janë deputetët që pretendoni se iu kanë asistuar në hartimin e projektligjit, se nuk duhet që të jenë këtu se kanë konflikt interesi.
Balluku: Alabbari i ka zbuluar Shqipërinë në 2007. Kanë pasur takime dhe erdhën e ikën me vrap, na kanë thënë se ishte e tmerrshme, situata e djeshme. Si e morën vesh? Fërkuan llampën, u doli xhindi, thirrën Sherezaden. Sa i përket këtyre metaforave të përrallave, është njësoj të pyesësh pse SHELL, Vodafone dhe të tjerë të huaj vijnë në Shqipëri? Sepse është futur në hartën e vendeve interesanteve për t'u investuar. Siç vijnë të gjithë kompanitë, ashtu ka ardhur edhe Muhammed Alabbar. Nuk kanë llampën e Aladinit dhe as hartën e Nastradinit. Pse nuk ka tw tjerë? Pse kush na erdhi ne me 2 mld euro dhe ne e refuzuam?