Raketat ruse godasin Poloninë, reagon Edi Rama: Shqipëria është seriozisht e shqetësuar

15 November 2022, 21:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raketat ruse godasin Poloninë, reagon Edi Rama: Shqipëria
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas rënies së dy raketave ruse në Poloni.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai është drejtuar homologut të tij polak Mateusz Morawiecki duke i thënë se Polonia ka mbështetjen e Shqipërisë.

“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet për shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe  mbështetjen tonë të plotë”- shkruan ai në Twitter.

Mediat polake raportuan se dy persona humbën jetën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë në Przewodów, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën. Zona përdorej për tharjen e grurit.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së vendit, sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Mueller.

 


Video