Për dy ditë kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut do të mirëpresë takimin rajonal BE-Ballkani Perëndimor, për planin e rritjes.
Sipas agjendës, sot dhe nesër në Shkup do të jenë udhëheqësit kryesorë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrat Edi Rama, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, ku do të diskutohet mbi Planin e Rritjes për rajonin.
Në këtë takim marrin pjesë edhe komisionerja për Zgjerim Marta Kos dhe liderë të Ballkanit Perëndimor, Ministra për Çështjet Evropiane, Komisioni Evropian, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, organizata rajonale dhe banka ndërkombëtare.
Commissioner @MartaKosEU is in Skopje to meet leaders from ????????, ????????, ????????, ????????, ????????, and ????????.
— EU Enlargement & Eastern Neighbourhood ???????? (@eu_enlargement_) June 30, 2025
They will discuss the ???????? Growth Plan for the Western Balkans, focusing on how to advance reforms and accelerate their integration into the EU Single Market.
Takimin nesër do ta hapin kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim Marta Kos. Paneli i parë do të jetë i fokusuar në rishikimin e Planit të Rritjes, ku liderët rajonalë dhe Komisionerja Kos do të diskutojnë për iniciativat kryesore, si turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe zhvillimi i autostradave të tregut të vetëm rajonal. Pas takimit do të ketë konferencë të përbahskët për shtyp të kryeministrit maqedonas dhe komisioneres për zgjerimin.
Paneli i dytë do të diskutojë zbatimin e reformave dhe tregun e përbashkët rajonal, me pjesëmarrjen e ministrave për çështjet evropiane dhe përfaqësuesve të bankave ndërkombëtare si BEI, BERZH dhe BB.