"Mos e prek me dorë", tension në dyert e parlamentit, deputetët e përjashtuar përplasen me gardën

23 February 2023, 10:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mos e prek me dorë", tension në dyert e parlamentit,
Deputetët pata Kuvendit

Deputetët e Partisë Demokratike janë ndaluar nga Garda pasi kanë tentuar të hyjnë në Kuvend.

Bëhet fjalë për deputetët që janë përjashtuar nga seanca plenare me vendim të Sekretariatit të Etikës.

Ata kanë tentuar të hyjnë në ambientet e parlamentit, por efektivët e gardës nuk i kanë lejuar. 

Më herët, këta deputetë firmosën një kërkesë ankimore për vendimin e përjashtimit nga punimet e Kuvendit.

Ndërkohë jashtë ambienteve të Kuvendit janë mbledhur qytetarë pas thirrjes së opozitës për të protestuar gjatë kohës që mbahet seanca plenare.

DEBATI MES DEPUTETËVE DHE GARDËS:

Albana Vokshi: Nuk guxon Garda të ngrejë dorën ndaj një deputeti.
Luan Baçi: Po kush je ti që të na fusësh një nga një?
Gardisti: Po hë tani se nuk jeni nxënës kopshti
Luan Baçi: Po nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë. Nuk kam qejf të më prekësh, ndaj hape derën që të futem. Hape derën të futem se nuk më merr aty ore.
Albana Vokshi: Ooooo, ça po bëni ore. Mos e prek një deputet me dorë.
Luan Baçi: Ti je palo djalë. Kë shtyni kështu? Je patronazhist, je palo djalë. Kë shtyn ti? Nuk kam nevojë për ndjesën tuaj. T'ju vijë turp. Ç'është kjo punë? Erdhi tjetri dhe më hipi lart. 
Luçiano Boçi: Jemi njerëz. Është i operuar tjetri. Doni raport mjekësor këtu. Po na e keni bërë sikur po futemi në alkatraz. Bëni dhe pis kostumin e famshëm të Gardës.
Albana Vokshi: Nuk e keni mirë kështu, guxoni ju që të vini dorë mbi deputetin.

 


Video