Nga Ilir Rusmali te Lefterie Luzi dhe Vitore Tusha, zbardhen emrat e 13 kandidatëve për Avokatin e Popullit

22 February 2023, 09:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nga Ilir Rusmali te Lefterie Luzi dhe Vitore Tusha, zbardhen emrat e 13

Plot 13 persona kanë shfaqur interes për të marrë postin e Avokatit të Popullit. Pas dështimit të negociatave PS-PD pak javë më parë, Kuvendi rihapi garën dhe kanë shfaqur interes disa figura të njohura.

Emri që bie në sy është ai i Vitore Tushës, e cila u larguar nga Gjykata Kushtetuese dhe tani synon Avokatin e Popullit. Kandidatët do të zhvillojnë seancë dëgjimore në komisionin e ligjeve. E më pas do të votohet në parlament.

Për të votuar emrin e ri të avokatit të popullit duhet bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, me 84 vota. Kandidatët që kanë shfaqur interes janë: Lefterie Luzi; Alket Jaupi; Besim Ndregjoni; Robert Gajda; Endri Papajorgji; Sokol Hazizaj; Drita Avdyli; Ilir Rusmali; Vitore Tusha; Dardan Mustafa; Edison Frangu; Erald Aga dhe Tartar Bazaj. Ndërkohë kjo lëvizje vjen pas paralajmërimit të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla të bërë pak ditë më parë. 

“Opozita e pati kohën e nevojshme për t’i dhënë vendit një avokat populli dhe nuk e shfrytëzoi. Ne do të hapim garën. Do të jetë një proces i hapur dhe ka një traditë që opozita propozon avokatin, por jo e emëron atë. Emërimin e ka Kuvendi, duhet t’i sqarojmë gjërat. Gara duhet të jetë e hapur dhe ftoj avokatët, apo personat që përmbushin kriteret të vijnë të kandidojnë dhe pastaj i bëj thirrje opozitës të negociojë për të rënë dakord”, deklaroi Balla.

 


Video