PS nuk ndalet, kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të 6 deputetëve të tjerë të PD

20 February 2023, 15:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS nuk ndalet, kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të
Kuvendi

Partia Demokratike duket se vazhdon me të njëjtën sjellje në Kuvend, me shkaktimin e zhurmës dhe bllokimin e foltores, por duket se kundërpërgjigjia nga ana e Partisë Socialiste do të jetë e njëjtë, me përjashtimin er tyre.

Së fundmi, grupi Parlamentar i PS-së i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla lidhur me bllokimin e seancës plenare të datës 16 shkurt, ku kërkojnë marrjen e masave për 6 deputetë të PD-së. Shtatë deputetët e PS kërkojnë përjashtimin me 10 ditë të gjashtë kolegëve të tyre opozitarë.

Në shkresë thuhet se deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli, penguan zhvillimin e seancës dhe krijuan kaos në Kuvend.

Kujtojmë se në seancën e fundit plenare mungonin 12 deputetë të opozitës për shkak të përjashtimeve.



Video