Inceneratorët/ Gazetarja: Oligarkët po bëjnë presion që të mos preket Arben Ahmetaj

21 February 2023, 20:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratorët/ Gazetarja: Oligarkët po bëjnë presion që
Arben Ahmetaj

Edhe pas daljes së fakteve për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj që e lidhin atë me korrupsionin e inceneratorëve, sërish ai po qendron i parekshëm nga drejtësia.

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se disa oligarkë janë hedhur në terren për të mbrojtur Arben Ahmetajn që t'i sigurohet një pafajësi juridike dhe largimi i tij nga vendi. Ajo shtoi m% tej se në Prokurori do të shkojnë disa emra të tjerë, por jo Arben Ahmetaj.

"Ti mendon se Arben Ahmetaj është njeri që nuk ka bërë gjëra duke ndihmuar njerëz me influencë në këtë vend? Sigurisht që po, dhe janë ata të parët që janë hedhur në terren. Do të shkojnë disa emra në prokurori, e nuk do të shkojë Arben Ahmetaj.

Të jesh e sigurtë që këta kanë edhe sigurinë që nuk do të bëhet asgjë. Ne kemi njerëz të cilët, janë me precedentë penalë, me para, që punojnë për pushtetin, që blejnë vota gjatë zgjedhjeve elektorale, të cilët njoftohen dy ditë para, që largohu ti bashkë me shokët e tu.

Ne po flasim për njerëz që kanë influencë, që për shumë faktorë të rëndësishëm në këtë vend, edhe nga ata oligarkë pranë Ramës, që janë hedhur në mbrojtje, që Arben Ahmetajt ti garantohet një pafajësi juridike dhe largimi i tij nga vendi", tha Anduena Llabani në Syri Tv.


Video