Përplasja në PD, Berisha largon Salianjin si drejtues politik i njësisë nr.6 në Tiranë

18 December 2025, 19:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasja në PD, Berisha largon Salianjin si drejtues politik i
Sali Berisha dhe Ervin Salianji

Ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga protesta e thirrur më 22 dhjetor nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-deputeti Ervin Salianji është zhveshur nga funksionet në këtë forcë politike.

PD e ka larguar Salinjin si drejtues politik të njësisë nr.6 në Tiranë.

Ky vendim vjen pas një përplasjeje në distancë mes tij dhe drejtuesit të Partisë Demokratike, Berishës. Ky i fundit, ditën e djeshme gjatë një konference për mediat, ngriti akuza të forta ndaj Salianjit, duke thënë se takimin me demokratët në Elbasan ia kishin organizuar bandat e krimit.

Bëhet fjalë për takimet që Salianji ka zhvilluar me demokratët e bazës, në të njëjtën kohë me turin e foltoreve të zhvilluar nga Berisha në qytete të ndryshme.

Berisha e cilësoi këtë si vijën e kuqe të kësaj partie.

Salianji i hodhi poshtë këto akuza dhe u kundërpërgjigj duke thënë se drejtuesit që duhet të japin llogari para demokratëve, në vend që të bëjnë këtë, u kërkojnë llogari atyre pse mblidhen dhe i përbaltin.

 

 


Video