Peleshi i përgjigjet Tabakut për Avokatin e Popullit: Nuk jemi kundër asnjë emri!

27 February 2025, 10:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Peleshi i përgjigjet Tabakut për Avokatin e Popullit: Nuk jemi
Niko Peleshi

Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi në nisje të seancës së sotme plenare iu përgjigj demokratës Jorida Tabaku lidhur me Avokatin e Popullit.

Tabaku tha se propozimi i PD ishte për Besim Ndregjonin, për të cilin PS nuk po bën asnjë hap për pranimin e këtij emri. Ndërsa Peleshi u shpreh se PS nuk është kundër asnjë emri. 

'Vetëm sqarim. Siç ju thashë në konferencën e kryetarëve. E kam thënë publikisht jemi të gatshëm skemi kundështim të vijojmë traditën mbi bazën  propozimeve tuaja. Të diskutojmë dhe të vendosim nuk jemi kundër asnjë emri. Se kush po pret kë, ju them hapur i kam kërkuar kryetari të grupit të PD të vijojmë me këtë çështje.'


Video