
Sot është zhvilluar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku kanë marrë zyrtarisht manadatin e deputetëve Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda..
‘Mbledhja shqyrtoi vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “ Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim” , qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj.
Z. Petrit Doda dhe znj. Orjola Nebijaj kanë fituar mandatin e deputetit dhe, në mbështetje të nenit 4 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhje u vendos të ftohen në seancën e sotme plenare për të bërë betimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit.’- njofton Kuvendi.