Në Dibër diferencën e bën vetëm 1 votë, kush janë 5 fituesit e "Primareve" në zgjedhjet e sotme (EMRAT)

11 December 2022, 20:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në Dibër diferencën e bën vetëm 1 votë, kush
Primaret

Ka përfunduar numërimi i votave në të pesta degët, ku PD e Rithemelimit zhvilloi zgjedhjet e "Primareve" për shkak se në zgjedhjet e mbajtura një javë më parë, asnjë prej kandidatëve nuk mori 50%+1 të votave.

Kandidat i PD-së së Rithemelimit në Bashkinë Dibër do të jetë Ismail Uka, ku gjithçka e ka vendosur vetëm një votë diferencë. Në zgjedhjet e sotme, Ismail Uka ka arritur të marrë 566 vota, ndërsa kandidati tjetër Bensik Alku ka marrë 565 vota 

Alku nuk e pranon rezultatin pasi u numëruan 2 herë votat. Herën e parë dolën barazim ndërsa në të dytën Alku rezultoi me 1 votë më pak.

Kandidtati i PD-së së Rithemelimit në Bashkinë e Mirditës do të jetë Albert Mëlyshi. Ai ka marrë 528 vota, ndërsa kandidati tjetër Aleksandër Lala ka marrë 332 vota.

Evdar Kodheli do të jetë kandidati i PD-së së Rithemelimit për Bashkinë e Fierit në zgjedhjet vendore të 13 Majit. Kodheli ka marrë 579 vota në zgjedhjet e sotme, ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj ka marrë 360 vota.

Kandidati i PD-së së Rithemelimit për Bashkinë e Librazhdit do të jetë Shefki Çota. Në zgjedhjet e sotme, ai ka arritur të marrë 417 vota, ndërsa kandidati tjetër Aranit Leka ka marrë 227 vota, ndërsa 14 vota janë shpallur të pavlefshme.

Për Bashkinë e Matit fitues ka dalë Skënder Gjuci me 478 vota, ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme.


Video