Balotazhi i "Primareve" në Mat/ Përfundon numërimi, ja kush kandidat ka marrë më shumë vota

11 December 2022, 19:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balotazhi i "Primareve" në Mat/ Përfundon numërimi, ja
Mat

Ka përfunduar numërimi i votave në degën e Matit, e cila ishte një prej 5 bashkive që Partia Demokratike e "Rithemelimit" ka mbajtur zgjedhjet për "Primare" për shkak se në zgjedhjet e shkuara shkuan në balotazh.

Kandidat i "Rithemelimit" për Bashkinë e Matit do të jetë Skënder Gjuci. Ai ka arritur të marrë 478 vota ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme.

Që të dy kandidatët janë rritur me vota nga zgjedhjet e mbajtura një javë më parë ku rezultoi:

Skënder Gjuci - 319 vota
Bukurosh Ballabani - 145 vota
Lindita Doda - 130 vota
Ymer Barçi - 78 vota
Të pavlefshme - 8 vota


Video