Paralajmërimi për AMA dhe mediat: Ka vetëm një Parti Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, do marrim masa ligjore nëse...

28 August 2023, 16:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Paralajmërimi për AMA dhe mediat: Ka vetëm një Parti

Partia Demokratike ka paralajmëruar Autoritetin e Mediave Audiovizive për përdorimin e emrit dhe logos të kësaj force politike nga grupimi i Sali Berishës.

Përmes një letre dërguar AMA, thuhet se ka vetëm një Parti Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, dhe se çdo grupim tjetër që përdor emrin apo simbolet, krijon konfuzion dhe çorienton demokratët.

PD e Bashës paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjorë për çdo media që keqpërdor identitetin e saj politik.

Pas përçarjes së PD-së në dy grupime, mediat shpesh i referohen si “PD e Bashës” dhe “PD e Berishës”, apo në disa raste duke përdorur epitete si “PD e Bravës” dhe “Foltorja”. Edhe pse ligjërisht PD është në duart e Bashës, Berisha vijon të përdorë si logon, vulën dhe të gjitha simbolet e kësaj force politike.

Letra e PD-së për AMA:

Paralajmërimi për AMA dhe mediat: Ka vetëm një Parti


Video