Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se zyrtarë të tjerë të lartë, me dhe pa imunitet, pritet të merren nën akuzë nga SPAK.
Sipas Bardhit, këta zyrtarë të lartë janë pjesë edhe të dosjeve të tjera që po hetohen nga SPAK, përveç asaj të Arben Ahmetajt.
“Unë besoj që do të ketë zyrtarë të tjerë të lartë, me dhe pa imunitet. Bëhet fjalë që SPAK, për sa informacion që unë disponoj, është në gjendje pune. Për këtë çështje dhe për çështje të tjera. Cilido në parlament nuk duhet të bëhet mburojë.
SPAK e ka nisur me ritëm të shkëlqyer, si Krimet e Rënda, mbetet për t’u parë nëse do i marrë me vete politika apo jo. Por që ka nisur gjëja, ka nisur. Kemi në burg kryebashkiakë dhe numrin dy të qeverisë”, deklaroi Bardhi në emisionin “Open”.