OSHEE padit për shpifje deputetin demokrat Gazment Bardhin

5 December 2024, 15:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
OSHEE padit për shpifje deputetin demokrat Gazment Bardhin
Gazment Bardhi / SPAK

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka paditur për shpifje deputetin demokrat Gazment Bardhi.

OSHEE e paditi Bardhin për shpifje në lidhje me një deklaratë të bërë prej tij në Kuvend mbi përqindjen e humbjes në rrjet të energjisë.

Në seancën e parë ku Bardhi çoi përfaqësuesin e tij ligjor, avokatin Marash Logu, OSHEE kërkoi përgënjeshtrim të shifrës, duke pretenduar cënim të imazhit. Por pas refuzimit të palëve për zgjidhje të çështjes me pajtim, gjykata caktoi një datë të re për vijimin e gjyqit.

Dosja ndaj Bardhit u dërgua për kompetencë në GJKKO nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


Video