Pse Mediu gjykohet i lirë dhe Berisha u vu nën arrest? Murrizi akuza të forta SPAK-ut: Vepron sipas porosive!

5 December 2024, 13:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse Mediu gjykohet i lirë dhe Berisha u vu nën arrest? Murrizi akuza
Myslym Murrizi

Myslym Murrizi hedh akuza të forta për SPAK-un, duke ilustruar me shembuj konkretë veprimtarinë me dy standarte të Prokurorisë së Posacme.

I ftuar në podcast-in ''Të Pashoq'', Murrizi është ndalur te rikthimi i Berishës në Parlament, qasja e re e opozitës, mosbindja civile, buxheti, lirimi dhe prapaskenat, besnikët dhe tradhtarët e Berishës, listat 2025, aksionet e SPAK, mesazhet direkte për Nancy VanHorn.

-Si e shihni punën e SPAK? Të gjithë po flasin për sukseset e SPAK, dosjet e bujshme...
Dosje të bujshme s’kam parë. Dosje të bujshme për qytetarët unë quaj arrestimin e ministrit të Shëndetësisë në detyrë në Kroaci, jo të Ilir Beqajt pas pilafit. Quaj të merret në ndjekje penale Edi Rama për të gjitha aferat.

Të hapet Xibraka. Të arrestohen Krifca, Manastirliu, tu hetohet pasuria atyre që janë në parlament e qeveri, të mos hetohen ata të 1992, por këta.

-Kjo është devijancë me qëllim?
Nuk kanë këllqe për të gjithë dhe janë të kapur. Nëse Fatmir Mediu gjykohet në gjendje të lirë dhe Berisha mbyllet në shpi. Nuk kanë këllqe për individë të veçantë. Varet si e kanë marrë porosinë.

Ndreca për abuzime me tendera gjykhet në gjendje të lirë, Alqi Bllako i arrestuar. Dogjani hetohet në gjendje të lirë, Salianji është në burg.

Krifca nuk arrestohet për atë që kërkon OLAF. Ke Xhaçkën që sorollatet për mandatin. Pse me shumë standarde për të njëjtin fenomen. Çfarë kanë bërë Alqi, Lefteri, sesa Plarenti, sesa Dogjani?


Video