“Ore xhupin tim kush e vodhi”, Korreshi akuzon socialistët: Nuk u ngopët 12 vjet, jo për gjë por…

5 December 2024, 15:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ore xhupin tim kush e vodhi”, Korreshi akuzon socialistët: Nuk
Saimir Korreshi

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka hedhur akuza ndaj kolegëve të Partisë Socialiste se i kanë vjedhur xhupin.

Në një deklaratë, jashtë Kuvendit, ligjvënësi demokrat u drejtohet socialistëve duke u thënë “më sillni xhupin të paktën, nuk u ngopët ju me të vjedhur”.

“Më vodhën xhupin, ja tani. Aq shpejt iku PS sa.. Më sillni xhupin të paktën, nuk u ngopët ju me të vjedhur. O çfarë turpi ore”, thotë Saimir Korreshi.

Ndërkohë ai ka reaguar edhe në një postim në Facebook ku ka publikuar një foto teksa shkonte në Kuvend me xhupin që e mbante veshur, sipas tij, si provë për të treguar që e kishte me vete në mëngjes.

“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u perplasen me njeri tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet.  Jo per gje po kam dhe shamin e qurreve ne xhep. (Prova qe isha me xhup ne mengjes)”, shkruan ai.


Video